Policia e shtetit reagoi dy ditë pas vdekjes së Enea Ftojit në Komisariatin e Policisë së Korçës. Zyrtarisht policia mohon të jetë ushtruar dhunë ndaj të ndjerit.
Në deklaratën e policisë thuhet se, reagimi vjen lidhur me lajmin e publikuar, ku ngrihen dyshime për humbjen e jetës së një të riu të shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Korçës. Në fakt, akuza është bërë nga familjarët e viktimës, të cilët në morg filmuan edhe shenjat mavi në shumë pjesë të trupit.
Sipas policisë, Enea Ftoji ishte kapur në flagrancë, ndërsa kishte vjedhur varësen e një 60-vjeçareje dhe është shoqëruar në polici.
Nga kamerat e sigurisë vihet re se, veprimet e tyre janë kryer me korrektësi të plotë, thuhet nga policia. Gjatë qëndrimit në dhomat e sigurisë, këtij shtetasi për dy ditë i është dhënë ndihmë mjekësore nga një ndihmësmjek, nëpërmjet medikamentit “Diazepan”, pasi kishte shfaqur shenja ankthi dhe në orën 8 të mëngjesit të 17 majit u gjet i vdekur në qeli.
Policia sqaron se nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës në Morgun e Spitalit Korçë nuk janë konstatuar shenja të përdorimit të dhunës. Ky konstatim jepet ndërsa ende nuk ka dalë akti mjekoligjor, që përcakton shkakun e vdekjes.
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri