Policia e Durrësit ka vazhduar edhe këtë të enjte kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit nga policia sot u liruan tre hapësira në plazhin e Kallmit, ku tre shtetas nga Durrësi kishin vendosur rreth 70 komplete me çadra dhe shezlongë pa leje.
Për këta persona, identifikuar si A.H., 61 vjeç, E.S., 36 vjeç dhe F.H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës, është nisur procedimi në gjendje të lirë, ndërsa janë sekuestruar çadrat dhe shezlongët.
Në njoftimin e Policisë thuhet se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim që hapësirat publike t’u lirohen pushuesve dhe të verifikohen aktivitetet e subjekteve gjatë sezonit veror./Arbresh.info
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...