Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.
Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
“Për këtë rast u proceduan: Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre; Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve. Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...