Një 37-vjeçar turk, banues në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar për rekrutimin e shtetaseve të huaja përmes reklamimit të fotove në faqet online, për t’i shfrytëzuar ato për prostitucion.
Operacioni policor, i koduar “Foreign Escort”, çoi gjithashtu në procedimin e penalisë të 9 shtetaseve të huaja për ushtrim prostitucioni, transmeton Klankosova.tv.
Shtetaset, të rekrutuar nga Kina dhe Kazakistani, ushtrojnë prostitucionin në një ambient me qira të marrë nga shtetasi turk në Tiranë.
Policia ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash, 3 celularë dhe 9 karta krediti, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme./A2CNN
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...