Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Rajonit Elbasan – Korçë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të Pogradecit, pasi shkaktoi aksident duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Bëhet fjalë për inspektorin me iniciale D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” në Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara. Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l”, njofton Policia.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Korçë./a2cnn
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës