Gjatë vikendit në media është publikuar plani disa pikësh i kandidatit për president të SHBA-së, Joe Biden për Kosovën, raporton Gazeta Express.
Për atë që shkruhet në dokumentin e publikuar në media ka folur sot në emisionin e mëngjesit në ABC News kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
Basha ka thënë se nuk ka komentuar asnjëherë dhe nuk do të marrë anë në garën e brendshme në SHBA.
“Nuk kam komentuar dhe nuk komentoj garën e brendshme të kandidatëve të Shteteve të Bashkuara. PD ka ndërtuar në vite marrëdhënie me të dy krahët, edhe me Republikanët dhe me ata të Partisë Demokratike”, ka thënë kreu i PD-së.
Ai ka përmendur vizitën e presidentit Bush në Tiranë, teksa ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.
“Në pavarësimin e Kosovës e dini mirë vizitën e presidentit Bush në Tiranë edhe më tej me presidentin Obama, ndërkaq para pak muajsh qeveria e Kosovës në administratën Trump ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, administrata Trump i ka kushtuar rëndësi të veçantë Kosovës. Nuk mendoj që është vendi im e asnjë politikani shqiptar që të ndërhyjë në fushatën në SHBA, cilido të jetë fituesi ne duhet të punojmë për të vazhduar bashkëpunimin, e jo nga nevojat personale të lidershipit”, ka thënë ai
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun