Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gold”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm mes dy shtetasve në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku 45-vjeçari me iniciale F.G., banues në Tiranë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin N.M., 38 vjeç, të cilin e ka goditur me thikë për motive të dobëta.
Fatmirësisht, i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, F.G. është kthyer në banesën e tij, ku mbante një armë zjarri kallashnikov “floriri” pa leje, të cilën e ka marrë dhe më pas e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, së bashku me thikën që kishte përdorur në konflikt.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.
Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./tar
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...