Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan, pranë Teatrit Skampa, në një pikë llotoje, në lagjen “Beqir Dardha”.
I plagosuri, një djalë i ri, është paraqitur në Kirurgjinë e Spitalit të Elbasanit me një plagë në këmbë.
Dyshohet se plagosja ndodhi pas një konflikti mes disa personave, ku një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar prej aty. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, ndërsa është vënë në ndjekje të tij. Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...