Përplasja mes një grupi të rinjsh ditën e shtunë në Laç me 5 të plagosur, ka pasur një fund tragjik për një prej tyre, Gerald Bitri, 24- vjeç. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.
“Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç.
Për shkak të rrethanave të krijuara ditën e djeshme, fillimisht ai u identifikua si shtetasi G.K. Megjithatë, në vijim të procedurave është bërë e mundur identifikimi i saktë i viktimës.”, njofton policia.
Pesë persona mbetën të plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit ditën e shtunë në Laç. Ngjarja ndodhi në orën 13.30 pranë ish-Gjykatës së Kurbinit.
“Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D. Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë”, njoftoi policia.
Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori që hapi zjarr është identifikuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
/rtsh.al/
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...