Policia e Tropojës arrestoi efektivin e policisë, i cili gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.
“Më datë 05.07.2016, Efektivat e Komisariatit së Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë. Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...