Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, konkretisht në sektorin “Hekurudha” të plazhit, ku gjatë një konflikti dyshohet se 45-vjeçari është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.
45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar./tch
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë