Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Bëhet e ditur se një person ende i paidentifikuar nga policia ka lënduar me thikë një 18-vjeçar, banues në Tiranë. Pas ndihmës mjekësore, i riu njoftohet se është larguar për në banesë ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.
Po ashtu, policia Durrës bën të ditur se në pranga janë vënë dy persona për vepra të ndryshme penale dhe një është proceduar penalisht. Në kërkim është shpallur një 52-vjeçar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me prodhime bujqësore, policia gjeti të kultivuar fidanë kanabis.
Kurse, specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik në bashkëpunim me strukturat doganore Durrës, proceduan penalisht për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, A. Sh., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit në marketin e tij në Fushë Krujë, u gjet një sasi kafeje kontrabandë.
Ndërsa në pranga është vënë një 44-vjeçar që ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Për dhunë në familje u arrestua edhe M. T., banues në fshatin Borizanë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e tij. s.b/abcnews.al/
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...