Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë pas një konflikti që ndodhi gjatë natës në Alba Adriatica të Italisë.
Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, rreth orës 04:00 pati një sherr mes një grupi italianësh dhe shqiptarësh në një hotel.
Policia, e cila ka rindërtuar skemën, thotë se dikush nga personat e përfshirë në konflikt qëlloi me pistoletë.
Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur një 22-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar. Ky i fundit punonte si roje dhe po përpiqej të shuante sherrin mes dy grupeve. Roja u dërgua në spital në gjendje më të rëndë, pasi plumbi e kishte prekur në veshkë.
Ndërsa 22-vjeçari shqiptar përveç plagës me armë zjarri, ka pësuar dëmtime edhe në krah nga goditja me thikë. Policia është duke vazhduar hetimet për të identifikuar personin që qëlloi me pistoletë. Dyshimet e para janë që sherri të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun