Pas bllokimit të një ngarkese me pjeshkë nga Shqipëria në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).
Ngjarja u bë publike më 21 gusht, kur autoritetet kroate, përmes sistemit evropian të sigurisë ushqimore RASFF, njoftuan për ndalimin e një ngarkese me 5,562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, për shkak të tejkalimit të kufirit të lejuar të përmbajtjes së nikelit. Rasti u klasifikua si “Njoftim për refuzim në kufi”, me referencë nr. 2025.6367.
Sipas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), menjëherë pas marrjes së alarmit nga autoritetet kroate, është kryer një inspektim në subjektin eksportues në Fier, ku rezultoi se produkti nuk ishte më në magazinë dhe se e gjithë sasia ishte eksportuar, pa hyrë në tregun vendas.
“Subjekti disponon një sistem gjurmueshmërie dhe, nga verifikimi, rezultoi se produkti nuk është shpërndarë në Shqipëri. Ngarkesa është asgjësuar në Kroaci pas rezultateve laboratorike”, thuhet në deklaratën zyrtare të AKU-së.
Autoriteti bën të ditur gjithashtu se rasti është referuar për ndjekje të mëtejshme në Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), për të marrë masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
AKU ka përditësuar njoftimet përkatëse në sistemin RASFF dhe po vijon bashkëpunimin me autoritetet evropiane për të garantuar sigurinë e zinxhirit ushqimor.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan