Për shkak të motit të keq, kapiteneria në Vlorë ka urdhëruar mos daljen në det të asnjë mjeti lundrues.
Lundrimi detar në Vlorë është pezulluar prej dy ditësh. Shkak është bërë moti i keq, duke shkaktuar dallgë deri në 8 ballë në det të hapur.
Kjo ka sjellë pezullimin e daljes në det të tragetit të linjës Vlorë-Brindisi, si dhe të gjitha mjeteve të tjera lundruese.
Duke vlerësuar kushtet e motit, Kapiteneria ka urdhëruar që deri të dielën të mos dalë asnjë mjet në det.
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin