Një automjet tip “Renault” është përplasur me një automjet tip “Benz” pranë vendit të njohur si “Rotondua e Sheqit” në Fier.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i “Renaultit”, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal Fier.
Nga spitali bëjnë me dije për “BalkanWeb” se parametrat e tij jetësor janë të qëndrueshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale. Policia ka shtuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e përplasjes ndërsa vijon puna për dokumentimin e saj.
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...
PDK nesër mban konferencë për media