Një furgon është përplasur me një automjet mbrëmjen e kësaj të marte në Jonufër të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.
Pasagjeri i lënduar rënë ka mbetur i bllokuar brenda mjetit, dhe ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.
Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al
Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike ...
Policia e Kosovës shpallë në kërkim katër persona për veprën...
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...