Një furgon është përplasur me një automjet mbrëmjen e kësaj të marte në Jonufër të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.
Pasagjeri i lënduar rënë ka mbetur i bllokuar brenda mjetit, dhe ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.
Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...