Një 55-vjeçar nga fshati Portëz ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.10, në fshatin Portëz, ku mjeti tip Opel, në emër të një 54-vjeçari, por që nuk saktësohet nëse ka qenë ai në timon ka përplasur Y.A., 55 vjeç.
“Në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, automjeti tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit./Tch
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...