Këshilli Bashkiak i Tiranës ka konkretizuar ndihmën për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive, gje e cila ishte premtuar fill pas kesaj fatkeqesie nga kryebashkiaku Veliaj.
Shuma e ndihmes financiare qe kaloi me vendim te Keshillit Bashkiak per Presheven eshte 50 000 euro.
Kryetarja e Komunës se Presheves Ardita Sinani përcolli shqetësimin mbi situatën e vështirë të krijuar në Komunën e Preshevës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në dy fshatra Rahovicë dhe Raincë, dëmtime në disa ura dhe disa rrugë.
Ajo kërkoi mbështetjen nga Bashkia e Tiranës me qëllim përballimin e këtyre pasojave.
Duke marrë në konsideratë situatën e vështirë të krijuar për këto familje, si rezultat i kësaj fatkeqësie natyrore, Bashkia Tiranë, shprehu menjëherë gatishmërisë e saj për të ofruar një mbështetje financiare, në kuadër të mbështetjes dhe solidaritetit me qytetarët e Komunës së Preshevës, për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga fatkeqësia natyrore, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...