Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se kati i parë i IEVP Durrës është totalisht nën ujë dhe të paraburgosurit janë zhvendosur në katet e sipërme.
Në këtë institucion, mes të dënuarve të tjerë, ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Deri tani raportohet për 10 familje të evakuuara në këtë qytet, ndërsa kalimi është devijuar nga rruga e Ndroqit dhe Elbasani.
Probleme janë shfaqur edhe në Shkodër Lezhë dhe Kukës, ndërsa si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë
Osmani takoi familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe...