Pas dy ngjarjeve të një dite më parë në lumin e Vjosës dhe liqenit e Butrintit, një tjetër varkë është mbytur sot në grykën e Vilunit në Velipojë.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se një person ka humbur jetën.
“Me datë 23.03.2016, në orën 10:35, kemi marrë njoftim se në derdhje të Bunës, Velipojë, Shkodër, shtetasi me iniciale A. Ll. 34 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin “Pulaj” Velipojë Shkodër, është mbytur duke peshkuar me varkë”.
Po sipas burimeve në barkë ndodheshin dy peshkatarë në momentin e ngjarjes dhe njëri prej tyre ka shpëtuar, duke dalë me not në breg pas fundosjes së mjetit të lundrimit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...