Gjykata e Athinës dënoi me 15 vite burg shqiptarin Aleksandër Luca dhe shtetasin grek, Manolis Koukouras për përdhunimin e një 19 vjeçareje.
Më herët gjatë muajit maj, ata u dënuan me burgim të përjestshëm për vrasjen e students greke, Eleni Topaloudi ngjarje e ndodhur më nëntor të vitit 2018.
Avokatët e të rinjve mohuan akuzat ndaj të rinjve si dhe kundërshtuan vendimin e gjykatës.
Sipas autoriteteve greke, të dy të rinjtë kanë përdhunuar një 19 vjeçare vetëm 3 ditë pas vrasjes së students.
Fillimisht, ata e përdhunuan e më pas e lidhën me litar ku më vonë e hodhën në det. Në ekspertizën mjekësore rezultoi se studentja ndërroi jetë si pasojë e mbytjes./medial/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...