Bizneset që kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit do të kompensohen duke paguar më pak taksa.
Qeveria ka vendosur që të gjitha mallrat e shkatërruara nga tërmeti, por edhe asetet si si fabrikat apo makineritë të njihen si shpenzime të zbritshme.
Njohja e dëmeve si shpenzime të zbritshme ul bazën e taksueshme duke bërë që bizneset të paguajnë më pak tatim fitimi. Në rast se dëmet janë të mëdha atëherë pagesa e tatim fitimit shkon në zero.
Veç kompesimit të dëmeve nga tërmeti, tatimet kanë miratuar edhe një ndryshim tjetër, i cili prek të gjitha bizneset. Sipas udhëzimit të ri, të gjitha bizneset duhet ti dorëzojnë bilancet pranë tatimeve në të njëjtin format me ato që dorëzojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit
Sipas raportit të vlerësimit që kreu qeveria shqiptare në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtare tërmeti I 26 nëntorit ka shkaktuar mbi 150 milionë euro dëme tek bizneset përmes dëmtimit të fabrikave, makinerive apo mallrave në inventarë./TCH
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...