Vazhdojnë hetimet në lidhje me “dosjen Habilaj” ndërkohë prokuroria ka ndërmarrë hapin e rëndësishëm drejt arrestimit të Saimir Tahirit.
Burime për mediat bëjnë me dije se 5 prokurorë të Krimëve të Rënda, të kryesuar nga Besim Hajdarmataj prej disa orësh po analizojnë dosjen “Habilaj”, shkruan albeu.
Rezultat i kësaj pune është edhe urdhëri i fundit i Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të Saimir Tahirit. Gjithashtu mësohet se në dosje përveç ish-ministrit përmenden edhe emra të tjerë më shumë pozitë në kupolën e Policisë së Shtetit dhe se priten arrestime.
Në Shqipëri prej një viti gjendej një skuadër antimafia italiane e cila ka operuar në Vlorë për të përgjuar grupin e Habilajve, gjë që do të thotë se policia italiane ka prova të rënda kundër ish-ministrit Saimir Tahiri.
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq
Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...