Pas Kosovës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut në kuadër të turit tre ditor rajonal.
Ai do të pritet nga homologu Bujar Osmani, me të cilin do të zhvillojë një takim në orën 08:50 ndërsa më pas pritet të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Në orën 10:00 do të takohet me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç. Në orën 14:30 do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI-së, Ali Ahmeti. Më pas do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferri dhe figura të tjera politike.
AGJENDA:
08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani
09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani
10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç
14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti
15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi
16:00 / Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi
16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha
17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari/abcnews.al
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë