Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e ish deputetit të PS Arben Ndoka.
Mësohet se edhe i vëllai i tij Xhevahir Ndoka është arrestuar nga forcat e policisë nën akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.
Ish deputeti Ndoka akuzohet jo vetëm për tjetërsimin e pronave në këtë bregdet por edhe për falsifikim të dokumentave. Organi i akuzës beson se ish deputeti ka kryer një sërë shkeljesh ligjore për t’i dhënë tokë bregdetare të vëllait, i cili gjithashtu u prangos nga policia.
Skandali me tjetërsimin e tokës bregdetare në Shëngjin u zbulua në mars të këtij viti. Policia në atë kohë arrestoi rreth 12 persona, përfshi këtu dhe kryetarin e bashkisë Lezhë. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...