Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është rikthyer këtë të hënë në Vlorë, për një tjetër takim në Bashkinë e Vlorës, ku shoqërohej nga dy deputetët e zgjedhur të Qarkut, Bledi Çuçi dhe Pirro Vengu.
Rama ishte i veshur me të zeza, teksa u prit nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ku nuk ka takuar askënd, por ka avancuar pa folur drejt bashkisë.
Bëhet me dije se drejt Bashkisë së Vlorës, ku ndodhet kryeministri, kanë shkuar të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë të qarkut, si dhe punonjës të administratës.
Sipas burimeve në takim do të flitet për një sërë problematikash, punësh të mbartura, turizmin, hapësirën publike, rendin dhe sigurinë, pastërtinë në qytet, por nuk do të mungojnë as diskutimet për investimet.
Ky është takim i dytë i Ramës brenda pak ditësh në Bashkinë e Vlorës, ku në të parin u kërkoi dorëheqjen 21 drejtorëve, të cilët e zbatuan në rresht për një.
Emërimin e drejtorëve të rinj nuk do e ketë në dorë Ermal Dredha, por vendimi do të jetë kolegjial nga një komision.
21 drejtorët që dhanë dorëheqjen
1- Zambak Selmanaj drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik
4- Kozma Mali drejtor i Financave
5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake
6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit
9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit
11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit
12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës
13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore
15-Lorela Ballaj drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta
16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile
17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko
18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore
20-Igli Zahaj i drejtor i IMT
21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK