Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka pritur në një takim Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Metsola theksoi se, PE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë teksa po intensifikon reformat dhe përshpejton përafrimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së.
“Diskutim shumë i mirë me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Ndërsa hapim rrugën për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, teksa po intensifikon reformat dhe përshpejton përafrimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së”, shkruan Metsola në rrjetin social X.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë në Parlamentin Evropian, në Bruksel, me ftesë të presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Gjatë kësaj vizite, Spiropali shoqërohet nga bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Parlamenti Evropian dhe zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Toni Gogu, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, dhe ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ferit Hoxha./ rtsh.al /
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...