Që në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat në disa zona do të gjenerojnë reshje shiu ku më të dukshme paraqiten në zonat qendrore dhe jugore.
Në zonat malore priten reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 4 ballë./abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...