Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë motin edhe në Shqipëri, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave.
Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe në ultësirën perëndimore.
Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqen në territor vranësira të pakta.
Një pjesë e mirë e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve edhe në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi