Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale do të vijojë në vendin tonë duke ndikuar mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtim bëjnë zonat malore lindore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash.
Sipas MeteoAlb, edhe orët e pasdites duke përfshirë edhe natën do të mbeten me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstermale të ditës duke e bërë ditën e enjte ditën më të ngrohtë të javës. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohen dallgë 1 ballë.
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...