Vijon Shqipëria nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Verili-verilindje. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Anija kanadeze e prekur nga hantavirus rezulton pozitive
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...