Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron përkeqësim të motit. Dita e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti i vranët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit në veriperëndim dhe në qendër të territorit.
Gradualisht gjatë ditës reshjet do të prekin të gjithë vendin.
Në veri dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, hera herës edhe në formën e shtrëngatave, ndërsa në pjesën tjetër reshjet do të jenë me intensitet të ulët.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejrësi 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 8°C deri në 19°C
vendet e ulëta 10°C deri në 23°C
vendet bregdetare 11°C deri në 21°C
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...