Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit.
Gjithashtu do të ketë rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër e cila herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu, kryesisht në zonat Jugore dhe pjesërisht në qendër.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimore; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 3 ballë.
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...