Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit.
Për pasojë, orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi; kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...