Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër duke sjellë reshje të pakta shiu ndërsa Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën dominimin e vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit të cilat vonë gjatë natës do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./abcnews.al
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private