Një ngjarje që mund të përfundonte në një tragjedi është shmangur paraditen e të enjtes në Tiranë. Sipas Policisë dy persona kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një 44-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet. Burime nga policia thanë se janë në kërkim dy të rinj të moshave 32 dhe 33 vjeç.
Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy personave me inicialet A. K., dhe A. K., 33 dhe 32 vjeç, të dy banues në Shish Tufinë dhe Babrru.
Ata dyshohet se rreth orës 10:00 të një dite më parë, në rrugën “Imer Haxhi Prizreni”, Babrru Kamëz, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri dhe me sende të forta, 44-vjeçarin me inicialet A. G., banues në Kolsh Lezhë, ekskavatorist i një firme. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar si provë materiale 1 fishek “GFL 9 mm dhe mjeti tip “Ford Fiesta”, që kishin në përdorim autorët./opinion.al
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”