
World health coronavirus outbreak and international public infectious disease and global deadly virus health risk and flu spread or coronaviruses influenza as a pandemic medical conceptin with 3D illustration elements.
Pandemia e koronavirusit po prek fundin. Infektimet nga Covid-19 në Shqipëri janë në shifra shumë të ulëta dhe rastet aktive po e kalojnë lehtë sëmundjen.
Deri tani, tri qarqe janë çliruar plotësisht nga virusi. Kukësi, Dibra dhe Lezha prej javësh nuk kanë raste aktive dhe as infektime te reja. Edhe në zonat e tjera të vendit infektimet ditore janë njëshifrore.
Situatë e qetë epidemiologjike reflektohet edhe ne spitalin Covid, ku marrin trajtim vetëm 5 pacientë dhe prej javësh nuk ka humbje jete.
Përmirësimi i situatës epidemiologjike, ka ulur interesin për vaksinën anti-Covid. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se ky proces duhet të vijojë për t’i paraprirë çdo situate të mundshme në vjeshtë dhe dimër.
Prej një muaji e gjysmë, Shqipëria ka hequr zyrtarisht të gjitha kufizimet anti-covid. Maska nuk është më e detyrueshme, nuk ka më limite në oraret e lëvizjes së qytetarëve dhe në lokalet e natës. Të gjithë shtetasit që hyjnë në vendin tonë, nuk kanë më nevojë për tampon dhe as certifikatë vaksinimi. Tashmë pritet vetëm OBSH-ja për shpalljen e endemisë. /A2CNN/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen