Report Tv, ka siguruar ekskluzivisht videon e rrëmbimit të një personi në qytetin e Vlorës në muajin korrik, i cili edhe sot e kësaj dite rezulton i zhdukur. Fjala është për të riun Elvis Troqe fati i të cilit nuk dihet prej dy muajsh. Video u transmetua në emisionin “Repolitix”.
Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv, duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin. Troqe vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafe.
Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz”. Viktima përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici.
Në qytetin e Vlorës rezultojnë tre persona të zhdukur, Albano Xhaferri 34-vjeç, Marjo Metushaj dhe Elvis Troqe.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...