Ish-Presidenti Bujar Nishani do të përcillet në banesën e fundit këtë të enjte, ndërsa vendi është në ditë zie.
Përmes një vendimi qeveria shpalli datën 2 Qershor ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit të ndjerë. Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysmë shtizë.
Homazhet në Presidencë vijojnë edhe sot prej orës 10:00, ndërsa nderojnë ish-presidentin politikën, zyrtarë të lartë dhe dashamirës të tij.
Arkmorti ish presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të të mërkurës.
Prej orës 10:00 arkmorti ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të presidencës, nga ku të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët përfshi shumë qytetarë zhvilluan homazhe në nder të tij.
Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare funebre e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet zoti Nishani.
Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.
Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri./tch






IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...