Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Athinë, ka realizuar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias, njoftojnë nga MPJ.
Në fokusin e diskutimeve, thuhet në deklaratën e MPJ-së, ishte edhe Marrëveshja e Prespës dhe ndikimi i saj pozitiv në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
“Me të vërtetë jam i kënaqur që marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë shembull i vërtetë i fqinjësisë së mirë dhe shembull se si të ndërtohet një miqësi e qëndrueshme dhe afatgjate e bazuar në besimin dhe respektin reciprok. Kemi një marrëveshje për një partneritet strategjik, zbatimi konsekuent i së cilës është bazë për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe forcimin marrëdhënieve tona të ngushta”, tha Osmani, duke shtuar se rritja e tregtisë mes dy vendeve për 100% është treguesi më i mirë i kapitullit të ri të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat mundësojnë nënshkrimin e kontratës.
Nga atje shtojnë se Osmani falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vit filloi negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...