Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir ka publikuar një raport shqyrtues në lidhje me ligjin e qeverisë Rama, i kritikuar hapur dhe në shumicë nga përfaqësuesit e medias si një draft që kërkon të vërë diktatin e qeverisë mbi median shqiptare.
Përfaqësuesi ligjor ka vënë në dukje se projektligji do duhet të respektojë standardet ndërkombëtare për lirinë e medias dhe se ka ende nevojë për përmirësime në draft.
“Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend… e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta… Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit”-thuhet në raport.
Desir shton më tutje se Autoriteti i Medis Audiovizive nuk mund të zëvendësojë gjykatën për çështje të lirisë së shprehjes dhe se bllokimi apo pezullimi i botimeve në internet (siç parashikon drafti në disa raste) është një masë ekstreme e shtetit kundrejt lirisë së shprehjes dhe mund të pranohet vetëm për raste të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut apo parimeve demokratike.
“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave të duhur vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes”-shkruan Desir, i cili shton:
“Zyra ime është e gatshme të vazhdojë të japë ndihmë për këtë ligj të rëndësishëm. Është me rëndësi të madhe që procesi i konsultimit publik të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë profesionistët e medias, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e tjerë relevantë vendas dhe ndërkombëtarë të medias”.
Përplasje të forta në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opo...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...
13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgo...
Heqja e masave ndaj Kosovës, Osmani falënderon përzemërsisht...
Dy gra gjenden pa vetëdije në një shtëpi – njëra e vdekur, t...
Policia jep detaje rreth aksionit ndaj bizneseve estetike në...