Sot në orën 16:30 opozita në Shqipëri ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përpara ambienteve të Parlamentit shqiptar, teksa brenda tij do të mbahet seanca plenare.
Protesta e opozitës vjen pas një seri tubimesh të përmasave të vogla, pas vendosjes në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Ata pretendojnë se deputetëve të opozitës u janë mohuar të drejtat në Parlament, kryesisht sipas tyre, e drejta për komisionet hetimore parlamentare.
Ndërkohë Policia duhet se ka marrë masa për protestën që pritet të mbahet ditën e sotme. Disa furgona policie dhe makina ujëhedhëse janë vendosur në ambientet para Parlamentit, për të bërë të mundur parandalimin e çdo përshkallëzimi.
Kujtojmë se eksponentë të ndryshëm të “Rithemelimit” kanë thënë se do të përshkallëzojnë protestat në ditët në vijim./euronews.al
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit