Në Shqipëri forca e kryesore e opozitës, Partia Demokratike, deklaroi sot se sipas saj zgjidhja politike e vendit duhet të vijë përmes një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të lira në vend. Ky ishte vendimi i sotëm i Këshillit kombëtar të demokratëve, i thirrur për të zgjedhur kryesinë dhe strukturat e reja drejtuesve, të cilat do të duhet të përpunojnë në detaje aksionin politik të opozitës.
Siç deklaroi sot në fjalën e tij në mbledhjen e parë të Këshillit të ri kombëtar të Partisë demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha, detyra e parë e opozitës është “beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë nga institucionet, nga politika, nga Shqipëria”.
Ndërsa renditi një lumë akuzash për qeverinë, që nga situata ekonomike, te korrupsioni apo lidhjet e saj me krimin, sipas opozitës, zoti Basha e ka të qartë se një sfidë e madhe, sic u shpreh dhe ai vetë, është ajo e rikthimit të besimit të njerëzve të politika: “Sa më shumë shqiptarët të bashkohen rreth nesh, aq më shpejtë do ta shporrim Edi Ramën. Ndaj zgjidhjen kryesore të problemit Rama nuk e gjejmë dot as në rrugë, dhe as në institucione, por tek mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nëse njerëzit besojnë tek ne, nëse njerzit do të kenë shpresë tek ne, Edi Rama do të rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë”.
E ndërsa vetëm 6 muaj ndajnë nga zgjedhjet vendore, në fjalën e tij zoti Basha i përmendi ato kalimthi, duke i mëshuar nevojës për zgjedhje të përgjithshme: “Ky është viti i betejës për kthimin e legjitimitetit të munguar parlamentit dhe të qeverisjes së vendit, përmes zgjedhjeve të ndershme, si ushtrim i demokracisë dhe zgjidhja e vetme politike për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si një nga shtyllat kryesore të sistemit tonë politik”.
Për opozitën zgjidhja do të ishte një qeveri kalimtare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku si variant shihet dhe ai i zhvillimit të njëkohëshëm si të zgjedhjeve politike ashtu dhe atyre vendore.
Megjithatë detajimi i aksionit politik të opozitës, i është lënë në dorë kryesisë së re që do të dalë nga zgjedhjet që u zhvilluan sot në Këshillin kombëtar. /VOA
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar