Një operacion i gjerë antitrafik i shtrirë në disa shtete mes tyre edhe në Shqipëri, u zhvillua këtë të martë, duke bërë të mundur arrestimin e 40 personave.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “ALBA NOSTRA 2”, u zhvillua në Itali (qytetet Milano, Pavia, Macerata, Asti) si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhenë Shqipëri, ku policia shqiptare arrestoi shtetasit:
• Albert QAFA, 51 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen 14, Shkozet, Durrës.
• Gani DOKU, 48 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sallmone, Shijak, Durrës.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkobëtar nga Interpol Roma me datë 09.03.2015, sepse Gjykata e Pavias në Itali, kishte nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 416, pika 1, 2, 3, dhe 5 të Kodit Penal italian.
Sipas autoriteteve italiane, shtetasi Albert Qafa, ishte një ndër anëtarët kryesorë të këtij rrjeti kriminal. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës, falë bashkëpunimit të ngushtë të policisë shqiptare më atë të vendeve partnere.
Ndërkohë, një person i tretë është shpallur në kërkim. Operacioni vijon në bashkëpunim të ngushtë me policitë e vendeve partnere.
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët