Policia e Tiranës ka finalizuar pas disa muajsh hetime intensive dhe me metoda proaktive, operacionin policor të koduar “Blloku 33”, që ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në shitjen e drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut.
Hetimet, të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kanë identifikuar 42 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, shkruan A2 CNN.
Gjykata ka caktuar 33 masa sigurie, prej të cilave janë ekzekutuar 25:
· 24 shtetas janë arrestuar me masën “Arrest në burg”,
· 1 shtetas është vendosur në “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, 8 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit dhe kontrolleve në banesat e të arrestuarve, janë sekuestruar:
· 1 kg e 964 gramë kokainë,
· 450 gramë heroinë,
· 85 kg Cannabis Sativa (të sekuestruara gjatë hetimeve paraprake),
· 2 armë zjarri pistoleta,
· 29 celularë,· 6 automjete,
· 4 peshore elektronike,
· shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...