Vjedhjet në Tiranë vijojnë të mbeten shqetësim si për komunitetin e banorëve dhe biznesmenëve ashtu edhe për Policinë e Shtetit.
Përgjatë tetë muajve të parë të këtij viti u referuan në prokurorinë e kryeqytetit 2748 çështje për vjedhje nga të cilat u dërguan për gjykim 157 të pandehur.
Ndërkohë zbulimi i këtyre vjedhjeve është në shifra të ulta. ABC News siguron një kopje të këtyre të dhënave që janë analizuar nga Prokuroria e Tiranës. Vihet re se nga viti në vit trendi i vjedhjeve të banesave, por edhe bizneseve ka pësuar një rritje të lehtë. Vetëm këtë vit në Tiranë u zbuluan dhe u dokumentuan 153 raste vjedhjesh, ndërsa numri total i vjedhjeve që kanë ndodhur është gati 15 herë më i madh.
112 vjedhje janë kryer në bashkëpunim dhe nga këto, 14 persona kanë rezultuar si të dënuar më parë për të njëjtën vepër penele.Në këtë 8 mujor në Tiranë u regjistrua një vjedhje me pasojë vdekjen, rasti i 52-vjeçarit nga Kamza, Agim Buci i cili u qëllua për vdekje në dyqanin e tij.

Edhe vjedhja e energjisë elektrike mbetet në shifra të larta, por ndyrshe nga vitet e mëparshme, nga 107 çështje gjyakta nuk ka dënuar asnjë të pandehur./abcnews.al
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...