Kur ka kaluar 24 orë nga mbyllja e orarit zyrtar të votimeve, janë numëruar tashmë 60% e votave të hedhura nga shqiptarët.
Partia Socialiste kryeson bindshëm me 437 956 vota të marra, që sipas projeksionit të KQZ, deri në fund do të përkthehen në 83 mandate, shifër që nuk ka ndryshuar që prej nisjes së numërimit, shkruan A2 CNN.
Partia Demokratike ka siguruar deri tani 282 585 vota, që sipas projeksionit të KQZ deri në fund të numërimit do të përkthehen në 51 mandate.
Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka siguruar deri tani 30 772 vota dhe është në rrugë të sigurt drejt 3 mandateve në të gjithë vendin. Nga një mandat duket se do të sigurojnë edhe Nisma Shqipëria Bëhet me drejtues Adriatik Lapajn, Mundësia e Agron Shehajt, dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik