Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme në Opinion se nuk mund të lexojë biblën në këtë periudhë se është në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Pastori Akil Pano i kërkoi Kryeministri të lexojë një fragment se çfarë thotë Bibla për të pasurit, por Rama u përgjigj se nuk e lexon Biblën: “Unë jo, jam në muajin e Ramazanit dhe do e respektoj deri në fund”.
Pastori ia ktheu se të krishterët nuk mbajnë Ramazanin, duke iu referuar këtu deklarimeve që Rama ka bërë më herët lidhur me përkatësinë e tij fetare. Sakaq, librin e shenjë e merr dhe e lexon Fevziu.
Por duke gjurmuar në të shkuarën (jo të largët) të kryeministrit duket se ai e ka ndryshuar fenë disa herë sipas interesave të momentit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ai u shtrua në një tryezë me gjithë të mirat dhe gotën e verës përpara teksa ndodhej për vizitë në Belsh. Pamjet e drekës u transmetuan mesditën e së shtunës në ERTV, ku kryeministrin shkruan në facebook: “Belsh- Në Food Butique “Zejtaria” me fermerë dhe sipërmarrës në agroturizëm e agropërpunim….”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155852396921523/
Të gjithë myslimanët e dinë se kush është me Ramazan agjëron, pra ka dy vakte në ditë syfyrin dhe iftarin.
Më tej nëse kërkojmë mbi besimin e Ramës do të gjejmë intervistën që ka dhënë për gazetën italiane “L’Esspreso”, ku është shprehur: “Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist”.
Në dy videot që shoqërojnë shkrimin:
Dreka e Ramës me sipërmarrës në Belsh në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe deklarata në emisionin Opinion./Opinion.al/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit